Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari

 

Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës

Kam kënaqësinë t`u dëshiroj mirëseardhje në ueb faqen zyrtare të Komunës së Pejës. Ueb faqja është një mundësi më efikase për komunikim më të mire,një afërsi edhe me qytetarët tanë që aktualisht jetojnë jashtë vendit. 
Të gjithë e dimë se si ishte Peja në vitin 1999 me mbi 12 mijë shtëpi dhe objekte të shkatërruara, me shumë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur. Infrastruktura ishte tërësisht e shkatërruar nga lufta dhe mos investimi për një kohë të gjatë.
Peja tani duket shumë më mirë. Shtëpitë, objektet dhe shumë rrugë janë ndërtuar dhe përmirësuar. 
Që nga marrja e përgjegjësisë për të drejtuar Komunën e Pejës unë personalisht dhe bashkëpunëtoret e mijë jemi duke punuar me ritëm të shtuar dhe orar të zgjatur për ta rregulluar edhe më tepër infrastrukturën dhe për ti avancuar shërbimet ndaj qytetarëve. 
Nuk jemi as afër me synimet që i kemi vu vetes dhe asaj që qytetarët e Pejës presin me të drejtë nga ne. Tashmë kemi arritur të krijojmë një klimë te mirë me qytetarët dhe faktorët tjerë lidhur me zhvillimet e përgjithshme në Komunën tonë dhe kemi raporte të mira me Qeverinë, donatorë dhe mekanizma tjerë ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë. 
Aktualisht ka shumë të arritura në shumë fusha. Kemi rritur dukshëm të hyrat e buxhetit dhe kemi zvogëluar shpenzimet e administratës si mundësi për ta rregulluar dhe organizuar edhe më mirë jetën e qytetarëve, vitet e qeverisjes tonë do të jenë vite  investive sepse nga buxheti i Komunës sonë, nga mjetet e qeverisë së Kosovës dhe të donatorëve do të investojmë me shumë se asnjëherë më parë. Do të investojmë ne shumë kilometra rrugë, ne kanalizime e ujësjellës, ne shumë shkolla e ambulanca si dhe ne shumë objekte kulturore e Palestra  sportive dhe Komuna jonë  do të kenë pamje tjetër gjatë  këtyre viteve.

Poashtu prioritet do të jetë  rregullimi i ndriçimit dhe vendosja e trupave te reja ndriçuese,pastaj ne mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit, dhe menaxhimit me efikas të pasurisë së Komunës. Ndërsa kujdesi dhe përfshirja për bashkatdhetarët tonë do të jetë në nivelin më të lartë. 
Sfidë për të ardhmen do të kemi zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve sa më të mira për investitorët e mundshëm me qellim te krijimit te vendeve te reja te punës. 


Të nderuar qytetarë 
Ndihma juaj dhe zëri juaj do të jetë gjithnjë udhërrëfyes për ne. Vetëm të bashkuar dhe me përkrahjen e të gjithëve mund të arrijmë tek synimi i të gjithë neve për ta bërë Pejën qytet në të cilin vlen për të jetuar dhe për tu vizituar.

Rruga drejtë këtij synimi është e vështir por unë dhe stafi imë jemi të përkushtuar që të punojmë sa më shumë dhe sa më mirë për të arritur këtë qëllim.

Ju faleminderit.