2025/02/16 - 9:46
Në shënimin e përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Podujevës ka organizuar disa aktivitete.
Në orën 10:00 mbahet seanca solemne e Kuvendit Komunal
Në orën 10:30 bëhen homazhe pranë shtatoreve të Ali Ajetit, Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit dhe katër dëshorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushefci.
Në orën 11:00 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Penuhë
Në orën 14:00 mbahet koncert nga Shkolla e Kitarës “Mirela” – Teatri “Avdush Hasani”
Në orën 18:00 hapet Ekspozita “Hapat e parë në kamp” Galeria e Arteve në Podujevë