2024/11/20 - 10:56
Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Kompaninë Regjionale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” dhe me mbështetje të GIZ-it gjerman e kanë bërë regjistrimin e konsumatorëve të rinj me qëllim që nga 1 nëntori të përfshihen të gjitha familjet në sistemin e menaxhimit të mbeturinave.
Njoftohen të gjithë regjistruesit/konsumatorët e rinj që nuk kanë qenë më herët në sistemin e menaxhimit të mbeturinave se nga 1 nëntori do t’u ofrohet shërbimi pa pagesë për tre muajt e parë, deri më 1 shkurt 2025, me kusht që ata vetë të pajisen me shporta plastike të mbeturinave 120 litra. Pra, bëhet fjalë vetëm për konsumatorët e rinj dhe jo për ata që kanë qenë më herët në sistemin e pagesave.
Komuna e Podujevës është e përkushtuar të përmirësojë depozitimin e mbeturinave për të gjitha familjet për të pasur një ambient më të pastër e më të bukur.
Për çdo informatë shtesë mund të drejtoheni në Drejtorinë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim 038 200 411 009, ose në KRM “Pastrimi”-Njësia në Podujevë.