2024/09/28 - 7:50
Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke investuar në ndërtimin e kanaleve atmosferike në fshatrat Gërdoc dhe Bradash, si dy pika që janë identifikuar si zona me rrezik të lartë nga vërshimet. Krahas këtyre dy fshatrave së shpejti do të intervenohet edhe në fshatra të tjera, aty ku është paraqitur rrezik më i lartë nga vërshimet.
Punimet i ka përcjellur nga afër drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, i cili tha se ndërtimi i kanaleve atmosferike kanë qenë shumë të rëndësishme për parandalimin e dëmeve eventuale nga reshjet e shiut dhe për të garantuar që banorët të ndihen të sigurt në shtëpitë dhe pronat e tyre.