2024/11/26 - 11:25
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, dhe zyrtarja për Barazi Gjinore, Naime Podvorica bënë hapjen e fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”.
Me hapjen e fushatës, Kryetari Bulliqi, tha se do të përkrahin gjithmonë kauzat kundër dhunës me baza gjinore.
“Qëllimi i kësaj fushate është rritja e ndërgjegjësimit dhe luftimi i këtij fenomeni që ka prekur shumë individë e familje. Pra, kërkohet angazhim i përbashkët nga të gjithë, sepse duke mbrojtur, mbështetur dhe fuqizuar grupet e cenueshme, do të kemi një mjedis më të sigurt dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, tha Kryetari Bulliqi.
Në hapje të fushatës morën pjesë edhe zyrtare tjera të Komunës.