Republika e Kosoves

Podujevë

Komiteti për Komunitete mbajti takimin e radhës

2024/12/03 - 3:35

Komiteti për Komunitete i Kuvendit Komunal ka mbajtur mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryesuesi Xhafer Ademi, në të cilën u diskutuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

Në fillim të mbledhjes u miratua procesverbali i mbledhjes së muajit nëntor. Pas kësaj pike, udhëheqësi i Njësitit për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Podujevës, Ahmet Ahmeti, dha informatë për aktivitetet e mbajtura për fushatën njëmujore për vetëdijësimin kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Ndërsa, zyrtarja për strehim nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arbresha Bashota, paraqiti numrin e familjeve të komunitetit joshumicë që kanë nevojë për renovim dhe ndërtim shtëpish, duke theksuar faktin se Komuna tani në bashkëpunim me organizatën “Jetimat e Ballkanit” e kanë përfunduar ndërtimin e një shtëpie të komunitetit joshumicë dhe janë në proces të renovimit edhe të një shtëpie tjetër të këtij komuniteti.

Ndërkohë, udhëheqësi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Liman Zeqiri, diskutoi rreth kërkesave të anëtarëve të komunitetit joshumicë për punë dhe trajnime me qëllim të integrimit në tregun e punës.