Republika e Kosoves

Podujevë

Kryeministri Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit të dy shkollave në Podujevë

2024/09/03 - 10:49

Ju njoftojmë se të mërkurën, më 4 shtator, do të bëhet përurimi i dy objekteve të reja shkollore në Komunën e Podujevës.

Ceremonia e përurimit të objektit të Shkollës në fshatin Dumosh nisë në orën 09:30, kurse në Obrançë në orën 10:30.

I pranishëm do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj.Arbërie Nagavci dhe zyrtarë tjerë qeveritarë, deputetë e qytetarë të Podujevës.

I ftojmë banorët e këtyre fshatrave dhe fshatrave përreth që të marrin pjesë!