Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Bulliqi ndau mirënjohje për dy punëtoret nga Gjermania të angazhuara nga GIZ-i

2024/12/03 - 3:31

Me ceremoni përshendetëse përmbyllën angazhimin disamujorë në Komunën e Podujevës, Henrike Wagner dhe Joelle Devrient nga Gjermania. Kjo ceremoni u organizua nga Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ku morën pjesë edhe disa drejtorë e zyrtarë komunalë.

Henrike dhe Joelle kanë ardhur nga Gjermania për të ofruar njohuritë e tyre përmes GIZ-it në çështjen e ricikimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit në Komunën e Podujevës.

Gjatë periudhës së angazhimit të tyre, ato ofruan këshilla dhe trajnime për stafin e administratës, shkollat dhe qytetarët, duke theksuar rëndësinë e riciklimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit. Ky angazhim ka ndihmuar në rritjen e vetëdijes tek fëmijët dhe qytetarët për ndarjen e mbeturinave dhe riciklimin e tyre, si dhe për mënyrat më efikase për të ruajtur ambientin.

Kryetari Bulliqi vlerësoi punën dhe përkushtimin e Henrike dhe Joelle, duke ndarë nga një mirënjohje dhe dhuratë si shenjë falënderimi për kontributin e tyre në Komunën e Podujevës.