Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Bulliqi priti në takim Ambasadorin austriak Schnetzer

2024/09/25 - 2:38

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

Gjatë këtij takimi, Bulliqi e Schnetzer kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ekziston ndërmjet Komunës dhe shtetit austriak. Kryetari Bulliqi e njoftoi Ambasadorin George Schnetzer për projektin e Zonës Industriale, që pritet së shpejti të fillojë ndërtimi i saj dhe mundësisë që investitorë nga Austria të mund të investojnë aty.

Ambasadori foli për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe theksoi se ardhja e kompanive austriake këtu do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik të Komunës së Podujevës.

Më pas, Kryetari Shpejtim Bulliqi dhe Ambasadori George Schnetzer vizituan Ndërmarrjen “KRM Pastrimi”, së cilës Komuna i ka ofruar një kamion për mbeturina e që është donacion nga Komuna e Linzit, shembull ky konkret i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Pas vizitës në KRM “Pastrimi” Bulliqi e Schnetzer ishin në Shkollën “Shefki Latifi”, të cilën e ka ndërtuar Tiroli austriak.

Kryetari Bulliqi e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë, jo vetëm gjatë luftës për liri, por edhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e kësaj miqësie për zhvillimin e mëtejshëm.