Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Bulliqi zhvilloi takim me përfaqësuesit e KFOR-it amerikan

2024/09/05 - 10:54

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, zhvilloi takim me përfaqësuesit e Zyrës së çështjeve civile të KFOR-it amerikan. Gjatë takimit, u diskutuan çështje thelbësore që lidhen me sigurinë e qytetarëve dhe masat që duhen ndërmarrë në rast të fatkeqësive natyrore.

Në takim u diskutua mbi masat preventive që duhen zbatuar për të minimizuar rreziqet dhe për të rritur efikasitetin e reagimit në rast të fatkeqësive. Kryetari Bulliqi vlerësoi rolin e KFOR-it amerikan në ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të garantuar një ambient të sigurtë dhe të mbrojtur për të gjithë qytetarët.

Kryetari Bulliqi shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për kapitenin Benjamin KEE White dhe ekipin e tij për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të Komunës së Podujevës.