2025/02/17 - 7:29
Në shënimin e përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Shkollën e Kitarës “Mirela” kanë organizuar një koncert i cili u mbajt në Teatrin “Avdush Hasani”.
Për një orë, sa ka zgjatur koncerti, këngëtarët e instrumentistët e rinj të “Mirelës” i kanë argëtuar pjesëmarrësit me këngë të ndryshme shqipe.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Vlora Humolli-Jashanica, e cila i falënderoi nxënësit e Shkollës “Mirela” për emocionet që dhuruan për të pranishmit në këtë ditë feste.