Republika e Kosoves

Podujevë

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2024/12/10 - 3:26

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Podujevës ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit, Hilmi Hoxha.

Pas miratimit të rendit të ditës, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) fillimisht e kanë miratuar procesverbalin e mbledhjes të mbajtur më 31 tetor 2024.

Për pikën e dytë të rendit të ditës “Propozim-vendimi për subvencionimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të qyetarëve me vendbanim të përhershëm në territorin e Komunës së Podujevës”, anëtari Naim Çunaku propozoi që në këtë marrëveshje të përfshihet edhe hapja e varrit, i cili u përkrah edhe nga anëtarët tjerë të KPF-së dhe Kuvendit i rekomandohet me këtë ndryshim.

Ky është rendi i ditës i rekomanduar nga KPF për mbledhjen e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më 11.12.2024, prej orës 10:00.

1. Propozim-vendimi për subvencionimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të qyetarëve me vendbanim të përhershëm në territorin e Komunës së Podujevës.

2. Draft-Plani i punës së Kuvendit të Komunës së Podujevës për vitin 2025.

3. Propozim-vendimi për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitin 2025.

4. Informatë e punës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale korrik-nëntor 2024

5. Informatë e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.