2024/11/22 - 3:28
Sot në Komunën e Podujevës është mbajtur një trajnim me anëtarët e Kuvendit Komunal dhe zyrtarët komunalë, në të cilin është bërë prezantimi i vizionit strategjik të Strategjisë Shtetërore për Parandalimin dhe Luftimin e terrorizmit në nivelin lokal: Roli i asambleve komunale në trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Gjatë këtij takimi, anëtari i Grupit punues të kësaj Strategjie, Labinot Leposhtica (BIRN) ka diskutuar për objektivat e Strategjisë Shtetërore, trajtimin e ekstremizmit religjioz dhe ekstremizmit të djathtë në vizionin strategjik të Strategjisë. Kurse, për gjendjen aktuale rreth parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm në Kosovë, foli Milot Sfishta nga Departamenti për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim u njoftuan edhe për rolin e nivelit lokal në përmbushjen e objektivave të Strategjisë Shtetërore për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit 2023-2028.