Republika e Kosoves

Podujevë

NJOFTIM

2024/09/05 - 7:46

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga data 07.09.2024 deri më 09.09.2024 Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë fazën e tretë të dezinsektimit të hapësirave përreth Lumit Llap dhe Lumit Dumnica.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të insekteve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve tjera) si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Më datën 07.09.2024 do të bëhet dezinsektimi përreth lumit Llap, pjesa e qytetit dhe fshatrat Peran, Bajçinë dhe Dobërdol.

Dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet me datën 08.09.2024, duke filluar prej orës 20:00.

Më datën 08.09.2024 do të bëhet dezinsektimi edhe përreth lumit Llap, pjesa e qytetit dhe fshatrat Sekiraçë-Gllamnik, Siboc i Epërm dhe Penuhë.

Më datën 09.09.2024 do të bëhet dezinsektimi përreth lumit Llap në Lluga, Lluzhan, Shakovicë, Lupç i Poshtëm, Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm dhe Bellopojë.

Dezinsektimi përreth lumenjve fillon në orën 08:00 të mëngjesit, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon në orën 20:00.

Gjatë kësaj periudhe luten qytetarët që t’i mbajnë të mbyllura dritaret në mënyrë që gjatë dezinsektimit të qytetit të mos futen insektet brenda hapësirave të banimit.

Me këtë rast njoftojmë shoqatat e bletarëve dhe bletarët që ditëve të cekura si më lartë të mos i lëshojnë bletët jashtë koshereve gjatë kohës kur do të bëhet dezinsektimi.

Nr. kontaktues për informacione: 044-221-641 ; 044-703-087

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!