Njoftim nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
2025/02/14 - 1:21
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për vazhdimin e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2025 deri më 24 shkurt 2025, në ora 16:00.
Me këtë vendim është vazhduar afati për aplikim për sektorin e akuakulturës, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas klasave-kategorive të cilësisë, krerë të viçave për majmëri, si dhe zogj për majmëri.