Republika e Kosoves

Podujevë

Njoftim për debat publik

2024/11/26 - 11:30

Ju njoftojmë se më 17 janar 2025 është planifikuar të mbahet një debat me banorët e fshatit Gllamnik rreth projektit të parkut solar. Këtu e gjeni njoftimin, i cili është i publikuar edhe në uebfaqen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës:

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Mondiall-Ks” Sh.p.k Gllamnik, Podujevë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Podujevës organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për parkun solar me kapacitet 2 MW në Gllamnik, Komuna e Podujevës.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 17.01.2025 në ora 10:00 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Kongresi i Manastirit”, në fshatin Gllamnik të Podujevës do të organizohet debat publik nga Kompania “Mondiall-Ks” Sh.p.k Gllamnik, Podujevë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1

Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Mondiall-Ks” Sh.p.k Gllamnik, Podujevë për parkun solar me kapacitet 2 MW në Gllamnik, Komuna e Podujevës.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net

Pjesëmarrja juaj na ndihmon në implementimin e projektit.