2024/11/01 - 3:54
Ju njoftojmë se më datën 04.11.2024 (e hënë) nga ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës.
Për këtë mbledhje është caktuar ky rend dite:
1. Raporti financiar i Komunës së Podujevës për periudhën janar-shtator 2024;
2. Propozimvendimi për vënie në konsultim publik të Draft-Planit Lokal për Veprim në Mjedis 2024-2029;
3. Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.a. në Podujevë;
4. Propozimvendimi për ndarjen e mjeteve financiare Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.a.;
5. Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike-KEDS Sh.a;
6. Hartimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2025 nga anëtarët/et e Kuvendit të Komunës përmes organizimit të një punëtorie të përbashkët dyditore.
7. Të ndryshme