2024/09/03 - 12:58
Sot më 03.09.2024, prej orës 18:00 mbahet dëgjim publik për projekt-buxhetin e Komunës për vitin 2025 me banorët e fshatit Kërpimeh dhe fshatrave përreth (Pakashticë, Metehi, Sylevicë, Reçicë, Repë, Revuç, Zakut, Dvorishtë, Sllatinë, Brecë dhe Murgull).
Takimi mbahet në Shkollën e fshatit Kërpimeh “Hamit Sejdiu”.
Ftojmë banorët që me pjesmarrjen e tyre në dëgjim publik të kontribuojnë me sugjerime për planifikimin e buxhetit të vitit 2025.