Republika e Kosoves

Podujevë

Rikujtim për dëgjim publik për projekt-buxhetin e Komunës për vitin 2025

2024/09/05 - 8:38

Sot më 05.09.2024, prej orës 18:00 mbahet dëgjim publik për projekt-buxhetin e Komunës për vitin 2025 me banorët e Podujevës, me fokus sektorin e bujqësisë dhe sektorin e zhvillimit ekonomik.
Takimi mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në objektin e Komunës.

Ftojmë banorët, fermerët, bujqit, afaristët që operojnë në Komunën e Podujevës që me pjesëmarrjen e tyre në dëgjim publik të kontribuojnë me sugjerime për planifikimin e buxhetit të vitit 2025.