2024/09/23 - 9:55
Në kuadër të projektit për mbështetje me mekanizëm bujqësor për fermerë, Drejtoria e Bujqësisë sot ka bërë shpërndarjen e disa pajisjeve bujqësore.
Në ceremoninë e dhënies së këtyre pajisjeve, mori pjesë Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lirie Hoti.
Kryetari Bulliqi i uroi fermerët përfitues dhe u zotua se do të vazhdojnë t’i mbështesin bujqit nëpërmjet subvencioneve të ndryshme.
Pajisjet që u shpërndanë sot ishin 16 motokultivatorë me frezë, 2 makina mbjellëse misri pneumatike, 2 makina mbjellëse mekanike dhe 3 pllugj të mëdhenj, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të shpërndahen edhe pajisje tjera që janë paraparë në kuadër të këtij projekti.