Republika e Kosoves

Podujevë

Turneu Memorial i Pingpongut “Astrit Dehari” mbahet të hënën në Podujevë

2024/11/03 - 3:39

Në nderim të jetës dhe veprës së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit Dehari, Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, organizon turneun memorial të pingpongut “Astrit Dehari” të hënën, më 4 nëntor, në Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu,” duke filluar nga ora 12:00.

Pasionantët e pingpongut janë të mirëpritur të marrin pjesë. Afati për konfirmimin e pjesëmarrjes është deri nesër në ora 10:30 (koha e shortit).

Për regjistrim, kontaktoni zyrtarin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arbër Sfishta në 045 375 994.