2024/09/04 - 2:15
Në kuadër të dëgjimeve publike buxhetore, dje u mbajt dëgjimi buxhetor me banorët e fshatit Kërpimeh dhe fshatrave përreth.
Dëgjimi u mbajt në hapësirën e Shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh, ku morën pjesë drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani dhe drejtori i Administratës, Shuajb Blakçori.
Drejtori Osmani prezantoi projektet kryesore të draft-buxhetit për vitin 2025, me theks të veçantë përmendi renovimin e objektit të vjetër të shkollës, i cili do të shndërrohet në çerdhe për banorët e atij lokaliteti.
Banorët paraqitën kërkesat e tyre në fusha të ndryshme; në infrastrukturë, shërbime publike, arsim dhe sport.
Ky ishte dëgjimi i fundit i planifikuar në fshatra, ndërsa tri dëgjimet e radhës të planifikuara me sektorë do të mbahen në sallën e Kuvendit Komunal në Podujevë.
Deri në fund të ciklit të dëgjimeve buxhetore më 6 shtator, të gjithë qytetarët kërkesat e tyre mund t’i shkruajnë edhe në formë elektronike përmes email-adresave: Fatlum.osmani@rks-gov.net, Liridona.rrahmani@rks-gov.net