Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2024/09/25 - 10:42

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Podujevës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e udhëheqi kryesuesi i Kuvendit Hilmi Hoxha. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe anëtarët e ekzekutivit komunal.

Gjatë kësaj mbledhje u miratua rendi i ditës për seancën e Kuvendit Komunal e cila do të mbahet më 26.09.2024, prej orës 10:00.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:

– Propozim-vendimi për miratimin e Projekt-buxhetit të Komunës së Podujevës për vitin 2025 dhe parashikimet buxhetore 2026-2027