Republika e Kosoves

Podujevë

U shënua dita e shkollës “Afrimi e Fahriu” në Lluzhan

2024/10/29 - 3:20

Me një ceremoni festive u shënua dita e shkollës “Afrimi e Fahriu” në fshatin Lluzhan, ku mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, deputeti, Fitim Haziri, drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi dhe zyrtarë komunalë.

Drejtori i Arsimit në një fjalë rasti tha se “Kjo ditë nuk është thjesht një përvjetor, por një kujtesë për rëndësinë e edukimit dhe rolin që arsimi ka në formimin e gjeneratave të reja.

Edukimi është shtylla kryesore për ndërtimin e një shoqërie të zhvilluar dhe përparimtare. Pikërisht për këtë arsye, angazhimi ynë si komunë në përmirësimin e kushteve në shkollat tona ka qenë dhe mbetet prioritet”.

Gjatë programit të ditës së Shkollës u shfaq një program i pasur kulturor me poezi, këngë dhe valle të përgatitura nga nxënësit dhe mësimëdhëniësit e shkollës. Pas përfundimit të manifestimit, pjesëmarrësit u ftuan në një koktej rasti.