2025/02/19 - 7:43
Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillmit Rural Lirie Hoti Rama, ka zhvilluar takim me përfaqësueset e organizatës “Democracy Plus”, në këtë takim është diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë për gratë fermere në komunën e Podujevës.
Gjatë takimit, u trajtuan çështje si:
-Ndikimi i ndryshimeve klimatike në punën e grave fermere
-Struktura e granteve në bujqësi dhe masat afirmative
-Hapat e nevojshëm për përmirësimin e qasjes së grave në mbështetje institucionale
Drejtoresha Hoti Rama shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me organizatën “Democracy Plus” në realizimin e një hulumtimi mbi ndikimet klimatike te gratë fermere dhe në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta në këtë fushë.