Republika e Kosoves

Podujevë

Hamide Jashari , Udhëheqëse  e Prokurimit
Kontakti: 038/200-41-021
Bën para-kualifikimin e furnizuesve, pregatitjen e dokumenteve të ofertimit (Ftesës për oferta, Kërkesa për kuotime dhe kërkesa për propozime) dhe lëshimit të tyre, administrimin e tenderëve, monitorimin e procesit të prokurimit, pregatitjen e hapjes publike të ofertave dhe përpilimin e raporteve.

Është përgjegjës për klasifikimin e dokumenteve përkatëse dhe bën mirëmbajtjen e librarisë teknike.

Mirëmban listen e azhuruar të kontraktuesve dhe furnizuesve. Kjo informatë mund të mbahet lokalisht ose nga bazat e të dhënave prej AQF-së dhe Njësisë Qëndrore të Prokurimit pranë Ministrisë së Shërbimeve Publike. Përmes AQF-së siguron se të gjithë furnizuesit apo agjentët e emëruar të Kosovës janë të regjistruar dhe janë njësi tatimpaguese në të kundërtën ata nuk mund të konsiderohen për pjesëmarrje në ndonjë ofertim ose procedure të kuotimit.

Sekonomike, efikase dhe efektive. Të përgatisë specifikime të hapura, të sigurojë trajtim të barabartë dhe konkurrencë ndërmjet gjithë furnizuesve.

Organizon procedurën e kuotimit dhe të tenderit varësisht nga çmimi i vlerësuar në bazë të limiteve financiare të miratuara.

Asiston në aranzhimin e procedurave dhe krijimin e komisioneve për vlerësim.

Me mbarimin e procesit të vlerësimit dhe procesit administrativ pregatitë kontratën dhe lëshon urdhërin për blerje.

Asiston në monitorimin dhe ekzekutimin e kontratave dhe urdhërave për blerje.

Përcjellë shpërndarjen e mallërave dhe shërbimeve në bazë të marrëveshjes.

Bën kontrollimin e faturës në pajtim me kontratën me shënimet mbi mallërat e pranuara, shënimet e dërgesës të nënshkruara nga nëpunësi i nominuar për pranimin e mallërave.

Kryen edhe detyra tjera që kanë të bëjnë me prokurimin.
Rasim Fejza, Udhëheqës  i Prokurimit
Kontakti: 038/200-41-021