Republika e Kosoves

Podujevë

Adelina Stublla emërohet Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës

2022/10/03 - 11:35

Me vendim të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, është emëruar Adelina Stublla drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës.

Adelina Stublla ka qenë për tri mandate radhazi këshilltare e Kuvendit Komunal, ndërsa në këtë mandat ka qenë edhe shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal.
Pas emërimit të Stubllës në krye të këtij dikasteri, kryetari Bulliqi i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj.

03.10.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim