Republika e Kosoves

Podujevë

Ambasada japoneze i dhuroi një automjet Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë

2020/06/25 - 2:19

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, sot ka pranuar donacion një automjet nga Japonia për Brigadën e Zjarrfikësve në Podujevë.

Nënkryetari Rudari ka falënderuar Ambasadën për donacionin, i cili do të ndihmojë në efikasitetin e shërbimit të zjarrfikësve.

“Shpresoj që ky automjet të shfrytëzohet sa më pak dhe të kemi raste sa më të rralla të shpërthimit të zjarreve“, tha nënkryetari Rudari.