Republika e Kosoves

Podujevë

Ambasadori japonez në Podujevë, për inaugurimin e donacionit për Brigadën e Zjarrfikësve

2020/07/16 - 3:17

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, sot priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara.
Ambasadori Ogasawara qëndroi në qytetin tonë për ta inauguruar donacionin nga ambasada japoneze, e cila ditë më parë dhuroi një automjet sulmues për Brigadën e Zjarrfikësve në Podujevë në vlerë 69,920.00 euro.
Gjatë takimit, nënkrytari Rudari dhe ambasadori japonez diskutuan për çështje të ndryshme, me theks të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit.
Në këtë aspekt, nënkryetari Rudari dhe ambasadori Ohasawara u dakorduan që të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta, veçmas në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.