Republika e Kosoves

Podujevë

APEL: Ta ruajmë ambientin – mos ndizni hamulloret e pyjet, do të pasojnë gjobat!

2020/03/19 - 2:00

Krahas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID – 19 dhe paraqitjes së rasteve të para me të infektuar nga ky virus, në komunën tonë është prezente një dukuri tjetër shqetësuese: djegia e kullosave, hamulloreve dhe pyjeve, që po ndotin ambientin dhe po dëmtojnë pronën publike dhe private.

Ky shqetësim është ngritur në Komisionin komunal për veprime dhe masave parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19, ku u kërkua nga inspektorët komunalë dhe Policia e Kosovës që të jenë rigorozë në ndërmarrjen e masave ndaj zjarrvënësve.

Prandaj, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe drejtoria e BPZHR apelojnë te qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të tilla, të ndezjes së zjarreve, që rrezikojnë shëndetin dhe dëmtojnë pronën, sepse ndaj tyre do të ndërmerren masa ndëshkuese konform ligjit.