Republika e Kosoves

Podujevë

Asfaltohen rrugë dhe rrugica në Katunishtë

2020/10/21 - 2:34

Në fshatin Katunishtë janë duke u kryer punët në asfaltimin e disa rrugëve të lagjeve të këtij fshati.
Për të përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve këtë fshat e ka vizituar nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Hamdi Jaha.
Gjatësia e tërësishme e rrugëve që po asfaltohen është rreth 700 m.
Nënkryetari Rudari tha se do të vazhdohet me projekte për ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore nëpër lokalitetet e Komunës së Podujevës.