Republika e Kosoves

Podujevë

Breshër në disa fshatra të Podujevës

2020/07/18 - 10:44

Reshjet e shiut pasditen e të premtes, në disa fshatra të Komunës së Podujevës janë përcjellë edhe me breshër, i cili ka shkaktuar dëme në pronat e bujqve dhe fermerëve llapjanë.

Ekipet e komunës janë në teren, kurse nga e hëna komisioni përkatës do t’i evidentojë dëmet dhe të njëjtat do të përcillen në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për kompensim.

Apelojmë te qytetarët që t’i adresojnë dëmet e tyre te komisioni komunal.