Republika e Kosoves

Podujevë

Dita e Librit shënohet me ekspozitë

2018/04/23 - 3:50

Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Komunës së Podujevës e ka shënuar Ditën e Librit, me aktivitetin “Ekspozita e Librit”, e cila u mbajt në ambientet e Bibliotekës së Qytetit në Podujevë.
Ekspozita e organizuar për Ditën e Librit u vizitua nga qytetarë të Podujevës. Ndërsa, për nxënësit e Sh.F.M.U. “Dr. Ibrahim Rugova”, të cilët vizituan ekspozitën, Biblioteka e Qytetit ndau libra falas.
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në Podujevë, Donika Sfishta, me këtë rast premtoi angazhim për të krijuar kushte sa më të mira për lexuesit llapjanë.
“Ekspozita e Librit” do të jetë e hapur tri ditë nga dita e sotme.