Republika e Kosoves

Podujevë

Drejt finalizimit projekti i rregullimit dhe zgjerimit të shtratit të lumit Llap në qytet

2020/10/22 - 11:06

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, inspektuan punimet në rregullimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit Llap në qytet.
Nënkryetari Rudari tha se “Rregullimi dhe zgjerimi i lumit Llap në qytet po shkojnë drejt finalizimit dhe deri në fund të vitit do të arrijmë te ura në rrugën magjistrale”.
Pranë brigjeve të lumit po ndërtohet edhe shtegu për këmbësorë.
Ky projekt do të finalizohet në tërësi me vendosjen e ndriçimit publik dhe mbjelljen e drurëve dekorativë.