Republika e Kosoves

Podujevë

Drejtoria e Inspeksionit me aksion për largimin e gomave në pishat e Metehisë

2022/07/06 - 10:03

Pas informatave që ka pranuar Drejtoria e Inspeksionit nga Stacioni Policor në Podujevë për hudhjen e gomave mbeturinë në pishat e fshatit Metehi nga persona të panjohur, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe përmes kompanisë së kontraktuar nga komuna është bërë largimi i këtyre gomave nga kjo hapësirë.

Gjatë aksionit ishte i pranishëm edhe drejtori i Inspeksionit, Besnik Mulliqi, i cili iu bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve që veprime të tilla të hudhjes së mbeturinave të mos ndodhin dhe bashkërisht të angazhohemi në mbrojtjen e mjedisit.

Ndërsa, drejtori Mulliqi siguroi se për të gjithë personat të cilët hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të përcaktuara nga autoritetet e komunës, do të ketë sanksione në kuadër të mandatit ligjor dhe autorizimeve që ka Drejtoria e Inspeksionit.