Republika e Kosoves

Podujevë

Ish-eurodeputetja Pack viziton familjen e heroit Besnik Restelica

2024/06/18 - 11:59

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe nënkryetarja Marigona Lahu, e ka vizituar familjen e heroit Besnik Restelica. E ka bërë këtë sikur para 27-vjetësh kur po qëndronte në Kosovë në vitin 1997 dhe e kishte vizituar këtë familje, ku e kishte parë edhe kufomën e Besnikut, i cili vdiq në burgun e Prishtuinës nga torturat e policisë serbe.

Doris Pack ishte bërë zëri i Kosovës në Parlamentin Evropian. Aty po i njoftonte deputetët për krimet që po i bënte Serbia mbi popullin shqiptar, duke mos e harruar asnjëherë t’ua kujtojë edhe rastin e Besnikut.

Sot, familja e Besnikut e forcoi lidhjen me ish-eurodeputeten Pack duke ia dhënë edhe çelësin e shtëpisë, ndërkohë që të mërkurën, në 25-vjetorin e çlirimit do të shpallet edhe qytetare nderi e Komunës së Podujevës.