Republika e Kosoves

Podujevë

Komiteti për Komunitete miratoi planin e punës për vitin 2023

2023/01/25 - 12:41

Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2023 të cilën e drejtoi kryesuesi Xhafer Ademi. Kryesuesi Ademi prezantoi para anëtarëve të Komitetit planin e punës dhe aktivitetet për vitin 2023, të cilat synojnë rritjen e mirëqenies dhe integrimin e komunitetit pakicë, ndërsa anëtarët njëzëri e votuan dhe miratuan planin e punës për vitin 2023.

Gjatë mbledhjes u diskutua mbi shqyrtimin e mundësive për mjete financiare për shënimin e 15 shkurtit- Ditës së Flamurit të Ashkalive, ku kryesuesi Ademi foli për rëndësinë e kësaj dite për komunitetin e ashkalive dhe traditën e festimit ndër vite, ku këtë vit si përvjetor jubilar kërkoi mbështetje nga drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Pajtim Balaj.

Udhëheqësi i zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Podujevës, Liman Zeqiri potencoi që DKRS-ja është duke shqyrtuar mundësinë e financimit për shënimin e 15 shkurtit.

Në fund të mbledhjes udhëheqësi i ZKKK, Liman Zeqiri ngriti çështjen e diskutimit për vërshimet nëse nga vërshimet janë dëmtuar qytetarët e komunitetit pakicë, mirëpo kryesuesi Ademi sqaroi që sipas informatës qe ka nga komunitetet nuk janë dëmtuar nga vërshimet.