Republika e Kosoves

Podujevë

Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me MZHR

2023/01/25 - 2:36

Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për vazhdimin e mbështetjes Financiare për vitet 2023-2024 të projektit “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve”.

Projekti i ndërtimit të Stacionit të Autobusëve ka vlerën prej 1,165,575.47 euro, ku MZHR, në vitin 2023 do të financoj në shumën prej 270,000.00 euro, ndërsa në vitin 2024 me 300,000.00 euro.

Ndërsa Komuna e Podujevës nga buxheti i saj vjetor në vitin 2023 do të financoj këtë projekt me 200,000.00, si dhe në vitin 2024 me 355,876.14 euro.
Në emër të Komunës së Podujevës nënkryetarja Lahu ka falënderuar ministrin Damka për mbështetjen e ofruar për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët llapjanë.