Republika e Kosoves

Podujevë

Komuna e Podujevës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me fonadacionin MDA

2021/07/23 - 11:18

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Planfikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me fonadacionin MDA, duke u zotuar për aplikim si konsorcium në grand skemën e Komisionit Evropian për krijimin e inkubatorit në Komunën e Podujevës.

Kryetari Bulliqi tha se “Ideja e inkubatorit është që të shërbej si hapësirë dhe mundësi për qytetarët me ide kreative dhe biznesore që të përdorin hapësirat dhe kapacitetet e inkubatorit”.

Kryetari Bulliqi u zotua që Komuna e Podujevës të participojë me sigurimin e hapësirave ku do të themelohet inkubatori, gjithashtu të bëjë mbulimin e shpenzimeve që kanë të bëjnë me furnizimin e ujit, energjise, ngrohjes, internetit si dhe çështje tjera logjistike për funksionalizimin e inkubatorit te bizneseve.

Në rast të përfitimit të grantit, projekti synon të realizohet në dy vitet e ardhshme.