Republika e Kosoves

Podujevë

Komuna mbështet fermerët për kultivimin e dredhëzës industriale

2018/12/07 - 4:16

Programi i mbështetjes së fermerëve llapjanë me subvencione nga Komuna e Podujevës, ka vazhduar me shpërndarjen e infrastrukturës komplete për 35 fermerë për kultivimin e dredhëzës industrial.
Fermerëve përfitues të kultivimit të dredhëzës industriale nga programi që po realizohet në bashkëpunim me USAID-n, Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ka bërë shpërndarjen e folisë së zezë dhe sistemit të ujitjes për 35 fermerë përfitues nga ky projekt.
Kryetari Veliu me këtë rast tha se sot po përmbyllet projektin e pestë të përkrahjes për bujqit llapjanë, përmes subvencioneve, i cili po realizohet në bashkëpunim me USAID-in.
“Realizimi i këtij projekti po bëhet bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit që muaj më parë e kemi arritur me USAID-in. Ndërsa ne po e përmbushim pjesën tonë të mbështetjes për 35 fermerë, duke iu dhuruar me komplet infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e dredhëzës industriale”, tha Kryetari Veliu.

Kryetari Veliu gjithashtu tha se po e përmbyllim një vit të suksesshëm sa i përket mbështetjes së bujqve dhe fermerëve llapjanë dhe premtoi rritje të subvencioneve për vitin 2019.
Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi, në kuadër të projektit, që po realizohet në bashkëpunim me USAID-in , premtoi vazhdimin e mbështetjes për kultivuesit e dredhëzës industriale.