Republika e Kosoves

Podujevë

Komuna ndan 10 mijë euro, për sigurimin e pakove ushqimore për familjet në nevojë

2020/03/24 - 10:18

Komuna e Podujevës ka ndarë 10 mijë euro për të siguruar pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, pas gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Këtë vendim e ka marrë nënkryetari i Komunës së të Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Me qëllim që t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë, si pasojë e gjendjes së krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, sot kam marr vendim që Komuna të ndajë 10 mijë euro për të siguruar pako ushqimore dhe higjienike. Kjo është një përpjekje e përbashkët dhe me këtë rast i falënderoj të gjithë ata donatorë vullnetmirë, të cilët po na ndihmojnë në përballimin e kësaj sfide”, ka thënë nënkryetari Rudari.