Republika e Kosoves

Podujevë

Koordinim i aktiviteteve për aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”

2018/09/13 - 3:58

Me qëllim të koordinimit dhe organizimit sa më të mirë të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” në Podujevë u mbajt takim me përfaqësuesit e kompanive të kontraktuara nga Komuna për pastrimin e ambientit.
Në takimin e sotëm në Komunën e Podujevës, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, kërkoi nga kompanitë përgjegjesë që gjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit ta rrisin nivelin e gatishmërisë, në mënyre që ky aksion të jetë sa më i suksesshëm.
Gjithashtu Drejtori Muçiqi shpërndau edhe draft planin e mbarëvajtjes së aksionit, me qëllim që kompanitë ta kenë të qartë rolin e tyre më 15 shtator.
Në takim u diskutuat edhe për përgatitjet dhe kontaktet me institucionet përgjegjëse për organizim sa më masiv të aksionit.
Përfaqësuesve të kompanive iu shpërnda edhe draft plani i organizimit të aksionit, i cili do të shtrihet në tërë territorin e Komunës së Podujevës.
Plani final i aktiviteteve do të miratohet të premten, në takimin e fundit të Task Forcës “Ta Pastrojmë Podujevën” .