Krijuesi Nazmi Rudari i dhuroi Bibliotekës së qytetit tituj të rinj dhe dhjetra ekzemplarë librash
2020/10/21 - 11:01
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritur sot në takim krijuesin llapjan, Nazmi Rudari, i cili jeton dhe vepron në diasporë.
Rudari njihet për kontrubutin e tij si mësimdhënës, shkrimtar, dramaturg dhe kritik letrar.
Shkrimtari Rudari i dhuroi bibliotekës së qytetit tre tituj të rinj dhe dhjetra ekzemplarë.
Nënkryetari Rudari, falënderoi shkrimtarin për vizitën dhe kontributin për pasurimin e fondit të bibliotekës së qytetit tonë.