Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Bulliqi nënshkroi memorandum bashkëpunimi në projekte infrastrukturore me zëvendësministrin Durmishi

2023/05/24 - 10:51

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimin me zëvendësministrin e infrastrukturës Hysen Durmishi për financimin e tri projekteve infrastrukturore në Komunën e Podujevës.

Në memorandumin e bashkëpunimit për këtë vit do të financohen projektet;

-Sanimi dhe rehabiltimi i rrugës së dëmtuar nga vërshimet në fshatin Pakashticë, në vlerë prej 154,000.00 €

-Zgjerimi, sanimi dhe riasfaltimi i rrugës kryesore në Shamalluk, në vlerë prej 186,500.00 €.

-Ndërtimi i rrugës Turuqicë- Herticë, në vlerë prej 350,000.00 €

Realizimi i këtyre projekteve do të filloj këtë vit, dhe do të vazhdoj edhe në vitin 2024.

Kryetari Bulliqi e falënderoi zëvendësministrin Durmishi për mbështetjen e ofruar në realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore në Komunën e Podujevës, si dhe të dyja palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit edhe në vitet vijuese në projekte të tjera infrastrukturore