Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Bulliqi nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve(QMGF)

2022/10/04 - 5:26

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve për strehimoren në mbrojtje të viktimave të dhunës familjare dhe dhunës gjinore.

Komunat zotohen të ofrojnë mbështetje financiare për strehimoren që ajo të kryej funksionin e saj në mbrojtjen e viktimave të dhunës familjare dhe atyre te dhunës gjinore. Komunat të cilat kanë nënshkruar memorandumin do të kontribuojnë bashkarisht për nevojat financiare të strehimores duke u bazuar në Planin Vjetor Financiar dhe Operacional të strehimores.

Kontributi financiar i Komunës së Podujevës për vitin 2023 është 3,300euro.

Komunat të cilat kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit janë: Komuna e Podujevës, Komuna e Prishtinës, Komuna e Obiliqit, Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Lipjanit.

04.10.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim