Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Bulliqi priti përfaqësuesin e KFOR-it në Podujevë

2021/11/25 - 2:15

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesin e KFOR-it nga LMT në Podujevë, toger LACZKOVICH GERGÖ.

Përfaqësuesit e KFOR-it e uruan kryetarin Bulliqi për mandatin e ri, ku edhe u diskutua për procesin zgjedhor në të dy raundet.

Kryetari Bulliqi prezantoi disa nga projektet që do t’i realizojë gjatë këtij madati, ku dhe falënderoi përfaqësuesit për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt që kanë me Komunën e Podujevës.

Kryetari Bulliqi dhe përfaqësuesit e KFOR-it shprehën gatishmërinë e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimit në fushën e sigurisë e të paqes në krijimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë në Komunën e Podujevës.