Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Bulliqi vizitoi punimet gjatë asfaltimit të rrugëve në fshatrat Tërrnavë dhe Halabak

2022/07/18 - 4:50

Sot gjatë ditës kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Leutrim Krasniqi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi kanë përcjellur punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatrat Tërrnavë dhe Halabak.

Gjatë vizitës kryetari Bulliqi tha “I uroj banorët e fshatrave për këto investime dhe ju siguroj që Komuna e Podujevës do të vazhdojë me projekte të tjera që ndikojnë në lehtësimin e jetës së qytetarëve, duke e finalizuar infrastrukturën rrugore në këto fshatra”.

Asfaltimet janë bërë sot në “Lagjen Shala”, “Lagjen Krasniqi”, “Lagjen Pllana”, “Bajram Salihu” dhe rruga “Shefki Kuleta” në dy akset rrugore me gjithsej mbi 1 km rrugë.

Krahas kësaj kompanitë punëkryese janë duke punuar edhe në fshatra të tjera, ku po zbatohen kontratat e lidhura nga Komuna e Podujevës me operatorët ekonomik për asfaltimin e rrugëve në zonat urbane dhe rurale në Podujevë