Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Veliu dhe Alaj nga MKRS inspektuan punimet në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

2018/07/11 - 3:13

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga Ibër Alaj – drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), vizituan sot Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku janë duke u realizuar punimet në ndërtimin e tribunave dhe infrastrukturës përcjellëse.
Gjatë vizitës në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, kryetari i Komunës, Agim Veliu dhe drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, u ndanë të kënaqur me dinamikën e zhvillimit të punimeve në realizimin e këtij projekti.
Kryetari Veliu u shpreh optimist se punët në kompletimin e infrastrukturës përcjellëse në stadium, tribunat dhe zhveshtoret, do të përfundojnë deri në fillimin e kampionatit të ri futbollistik.
“Pas ndërtimit të fushës me bar sintetik, në stadium u krijuan kushtet për lojëra cilësore, kurse me finalizimin e ndërtimit të tribunave, shikuesve u ofrohet komoditet, që në sezonin e ardhshëm futbollistik të përcjellin ndeshjet e FC ‘Llapi’ në këtë stadium modern”, tha kryetari Veliu.
Ndërtimi i tribunave dhe infrastrukturës përcjellëse në stadiumin “Zahir Pajaziti” është investim i përbashkët i MKRS-së, Komunës së Podujevës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.