Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Veliu po qëndron në Velbert të Gjermanisë

2019/05/06 - 10:26

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, po qëndron në vizitë zyrtare në Velbert të Gjermanisë, ku mori pjesë në aktivitetin “Europafest” duke mbajtur edhe një fjalë rasti.
Në aktivitetin e organizuar për nder të Ditës së Evropës “Europafest” në Velbert, ku mori pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Hamdi Jaha, përveç nikoqirit, kryetarit të Velbertit, Dirk Lukrafka, ishin edhe ministri për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare i Nordrhein-Westfalise Dr. Stephan Holthoff-Pförtner, deputeti i Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, z. Peter Beyer, si dhe zyrtarë të tjerë dhe shumë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë kosovarë.
Me këtë rasy kryetari Veliu mbajti një fjalë rasti, ku foli për resurset dhe specifikat e vendit tonë, si dhe potencialin zhvillimor që ka Podujeva.
Para miqve gjermanë kryetari Veliu, përveç potencialit dhe mundësive zhvillimore të Podujevës, prezantoi edhe disa produkte që prodhohen nga kompani dhe fermerë llapjanë, e përmes tyre edhe ftesën për bashkëpunim dhe investime të kompanive gjermane në komunën tonë.
Kryetari Veliu gjithashtu foli për miqësinë e nisur vite më parë me Velebertin, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit gjatë muajit prill, duke thënë se bashkëpunimi mes Podujevës dhe Velbertit do të shtrihet në shumë fusha.
Edhe më këtë rast kryetari Veliu ka përshëndetur bashkëvendësin tonë Rrahman Islami, për angazhimin dhe kontributin në binjakëzim e Podujevës me Velbertin.
Në programin artitik të organizuar në këtë manifestim, me këngë e valle performoi edhe trupa kulturore e artistike e bashkëatdhetarëve tanë.