Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Veliu priti kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë “Pastrimi”

2019/02/08 - 2:41

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, Burim Kelmendi me bashkëpunëtorë.
Në takimin e sotëm të Kryetari të Komunës së Podujevës, Agim Veliu me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë “Pastrimi”, Burim Kelmendi, u bisedua për rritjen e bashkëpunimit, me qëllim të përmirësimit të mëtejmë të shërbimeve ne fushën e menaxhimit të mbeturinave.

Kryetari Veliu shprehu gatishmërinë e komunës së Podujevës për angazhim në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe punën në mbajtjen e ambientit të pastër.
“Në takimin e sotëm përkushtimin e plotë për t’u angazhuar në koordinimin e aktiviteteve për ruajtjen mjedisit dhe krijimin e një ambienti më të pastër në komunën tonë”, tha kryetari Veliu.
Kryetari Veliu po ashtu përmendi edhe punën që po bëhet nga Ekzekutivi i Komunës në bashkëpunim me mekanizmat e tjerë qeveritar dhe jo qeveritar për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së mjedisit, por edhe në informimin dhe sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e tij.
Gjatë takimit kryetari Veliu dhe kryeshefi i kompanisë “Pastrimi” u tha se nevojitet një angazhim më i madh në këtë fushë, për të cilën u tha se është domosdoshmëri përfshirja e të gjithë akterëve.
Në takimin e sotëm ishin të pranishëm edhe Nënkryetari i komunës, Nexhmi Rudari dhe udhëheqës i Njësisë “Pastrimi” në Podujevë, Shaban Beselica.